Një fëmijë vetëm 3 vjeç fitoi “jackpotin” prej 1 milionë dollarë të një lotarie në në Zelandën e re duke u bërë fituesi i parë më i vogël në historinë e lotarive “Bonus Bonds”, raportojnë sot mediat lokale.
“Bonus Bonds” në Zelandën e re mbështetet tek investimet, dhe njerëzit kanë shansin të fitojnë një çmim çdo muaj kundrejt dollarëve që ata vendosin.
Prindërit e djalit 3-vjeçar kishin hapur një llogari në emër të tij në Bonus Bonds që kur kishte lindur dhe kishin vendosur një kredi prej 250 dollarësh. Familja nga Christchurch në Zelandën e Re, sapo ishte kthyer nga pushimet kur mësuan për fitoren e lotarisë.
Ata thonë se djali i tyre ka lindur me fat që në momentin kur ka lindur pikërisht ditën e Krishtlindjes.