Binjakët nga qyteti lowa kanë thyer rekord botëror pasi janë foshnjat më të vogla në botë që kanë lindur para kohe dhe kanë mbijetuar.
Kambry dhe Keeley Ewolt ishin vetëm 5 muajsh kur erdhën në jetë në nëntor të vitit të kaluar.
“Ata janë pjesë e katër ose pesë foshnjave që lindën para kohe në këtë spital. Këtu erdhën në jetë dy foshnje 22 javësh, por nuk ishin binjakë. Është e rrallë që të mbijetojnë fëmijët që kanë qëndruar vetëm 4 muaj në barkun e nënës. Vetëm 10% janë mundësitë që të qëndrojnë në këtë botë”, tha mjeku i spitalit Jonathan Klein.
Binjakët iu nënshtruan menjëherë kirurgjisë ër të shkëputur enët e gjakut dhe po mbahen nën vëzhgim për të shmangur problemet e lindjes së parakohshme. /oranews/