Telegrafi

E rrallë, bie borë në shkretëtirën e Arizonës – pamje të pazakonta të kaktuseve të mbuluar me të bardhë (Foto/Video)

Në shumicën e qyteteve në pjesën perëndimore të SHBA-ve ka rënë borë, madje edhe shkretëtira e Arizonës e mbushur me kaktus është mbuluar nga bora.

Në jug të Arizonës, qytetarët kanë pasur rastin të shohin diçka që shumë rrallë ndodh – bora kishte mbuluar kaktuset në jug të Arizonës, kurse në veri edhe parku nacional i njohur si “Grand Canyon” kishte marrë ngjyrën e bardhë, transmeton Telegrafi.

Instituti kombëtar i meteorologjisë ka paralajmëruar për temperatura shumë të ulëta në Nevada, kurse rruga për në Las Vegas ka qenë e mbuluar nga bora për më shumë se 20 minuta.

Për shkak të ngricave dhe borës, shkollat kanë ndërprerë përkohësisht mësimin në Albakurki në New Mexico. E në anën tjetër, disa pjesë të Alaskës kanë pritur Vitin e Ri me një klimë shumë të butë. /Telegrafi/