Telegrafi

E rrahu të dashurën shtatzënë në një emision Live (Video)

Këngëtari Nicolae Guta, i mbiquajtur edhe mbreti i muzikës cigane, u bë shumë keq kur mësoi se thjeshtri i tij kishte fjetur me të dashurën aktuale, Lulia.

Këngëtari milioner, i cili shihet edhe si legjendë në vendin e tij, ka dhjetë fëmijë me pesë gra të ndryshme.

Nicolae Guta ishte i ftuar në një emision së bashku me të dashurën aktuale, me ish-partneren dhe djalin e kësaj të fundit.

Biseda u ndez kur këngëtari mori vesh se e dashura e tij e kishte tradhtuar me djalin e ish-partneres.

Nicu u shpreh se kjo ishte një hakmarrje për Gutën, pasi ai ka keqtrajtuarën nënën e tij. “Ti je tallur me nënën time, tani është radha ime”, ka thënë ai.