Telegrafi

E rrahu, ngufati dhe e kërcënoi me vrasje burrin e paarmatosur – zyrtari policor në Colorado akuzohet pas publikimit të pamjeve

Një zyrtar policor në Colorado të SHBA-ve, po përballet me akuza të rënda, pasi u filmua duke rrahur me revole, ngufatur dhe kërcënuar me armë një burrë të paarmatosur, madje për të cilin nuk kishte urdhër arrest.

Kamera e vendosur në uniformën e policit në Aurora, shfaq policin John Haubert duke iu përgjigjur një thirrje për kalim të paautorizuar të pronës private, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për tre burrë, ku dy prej tyre ishin larguar me shpejtësi e vetëm njëri kishte mbetur kur Haubert iu afrua personit që e rrahu brutalisht, transmeton Telegrafi.

Ai pa u menduar dy herë i drejtoi armën, dhe nën kërcënimin e saj filloi ta godasë, ngufat dhe madje ia rikujtonte se do ta vret. Ajo çfarë ka irrituar më shumë opinionin ishte se nuk kishte urdhër arrest për të.

Pas publikimit të pamjeve, drejtoresha e policisë në Aurora, Vanessa Wilson, ka thënë se Haubert po akuzohet për tentim vrasje të shkallës së dytë, dhunë fizike dhe mos menaxhim të mirë të situatës.

Gjithashtu edhe kolegia e tij që ishte me të po akuzohet, pasi nuk kishte ndërhyrë për t’u munduar ta ndalë Haubertin gjatë tentim arrestimit. /Telegrafi/