Një person në Stamboll është rrahur nga një grup kalimtarësh, të cilët e ngatërruan me terroristin, që vrau 39 persona në një lokal nate, mbrëmjen e Vitit të Ri.
Pamjet e filmuara me telefon, tregojnë turmën, teksa rrahin kalimtarin në Pendik, në lindje të Stambollit, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë që ai të shpëtohej.
Ai u shoqërua nga policia dhe u mor në pyetje, gjersa u arrit në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen e natës së Vitit të Ri, transmeton tema.
Gjithçka vjen pasi autoritetet turke kanë publikuar disa herë pamje të atentatorit, të cilat më pas kanë rezultuar se iu përkasin personave të tjerë.