Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull, duke i shkaktuar lëndime.
Viktima sipas policisë është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut, pasditen e djeshme.