Një grup policësh e kanë goditur aq shumë me grushta e shqelma një të ri të pafajshëm sa që në një moment ka pësuar sulm në zemër.
Facundo Aguero, 22-vjeç, po e ndiqnin policia pasi gabimisht po e akuzonin për vjedhjen e parfumeve, edhe pse kuponin fiskal që i kishte blerë e mbante në xhep, transmeton Telegrafi.
Ai është rrahur aq shumë nga policët në qytetin argjentinas Neuquen, sa që në një moment dorëzohet dhe mbështetet në mur.
Por, pas publikimit të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë, policët janë duke u përballur me drejtësinë.
Sipas mjekëve, i riu ka pësuar sulm në zemër nga dhuna e madhe fizike që është ushtruar ndaj tij.
Në seancën dëgjimore, gjykata ka konfirmuar se tre policët e përfshirë në rrahjen e të riut janë shkarkuar nga puna deri në vendimin final të gjykatës.
Ndërkaq gjendja shëndetësore e të riut vazhdon të jetë e rëndë. /Telegrafi/