Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e djalit.
Rasti ka ndodhur të enjten në Fushë Kosovë.
“… Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht (bashkëshorten e djalit) viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në raport.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/