Kryetari i LDK-së, njëherit kryeministër në detyrë, Isa Mustafa është shprehur i bindur se në seancën e 3 gushtit nuk do të ketë votë të LDK-së për Kadri Veselin dhe as Ramush Haradinaj për themelimin e Qeverisë.
Ai tha se beson edhe në Teuta Rugoven që nuk do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, pavarësisht lakimit të emrit të saj se do të jetë njëra nga deputet e LDK-së që do ta votojë Haradinajn për kryeministër.
Muatafa shprehu besimin e tij se edhe partneret e koalicionit AKR dhe Alternativa nuk do të japin votë as për Veslin, as për Haradinajn.
Sipas tij, nuk mund t’i japin votë Veselit i cili ka sjellë vendin në krizë pasi prishja e koalicionit po i kushton vendit me humbjen e milionave.
Ai tha se kjo është një krizë sepse nuk do të thotë të ketë vetëm krizë zgjedhore.
Madje Mustafa prishjen e koalicionit e ka quajtur veprim fëmijëror për interesa partiake e individuale të Kadri Veselit.
Këto komente ai i bëri gjatë pjesëmarrjes në festen tradicionale të qethjes së delve në bjeshkët e Istogut. /KP/Telegrafi/