Telegrafi

E renditur e para nga arkitektët: Brenda shtëpisë më të mirë në botë (Video)

Zhvilluesi i saj, Mike Spink dhe bashkëshortja e tij, Maria kanë paguar 6.7 milionë paund për hapësirën prej 50 akrash (202.343 metra katrorë), para se ta ndërtonin shtëpinë, e cila përfundoi në vitin 2013.

Ndryshe nga shtëpitë e tjera në fshat, ajo ka një dizajn të thjeshtë dhe modern. “Një pamje radikale të shtëpisë së fshatrave anglezë”, “fasadë rixhide dhe ritmike” dhe “dizajn sfidues dhe asimetrik” ishin disa nga cilësitë e shqiptuara nga paneli i jurisë.

Sipas një arkitekti me profil të lartë, ndërtimi i një shtëpie luksoze pa pompozitet është diçka mjaft e vështirë. Shtëpia ka përdorur elemente të thjeshta dhe i ka manipuluar ato.

Pronari, një miliarder që banon në Oxfordshire shpenzoi 42 milionë paund për të krijuar një shtëpi të tillë, e cila ndodhet në Henli mbi Tamiz, para se t’ia shiste miliarderit rus, Andrey Bordonin për 140 milionë paund. /shekulli/