Site icon Telegrafi

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë menaxheri i sigurisë i qendrës tregtare, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e vona të ditë së djeshme në një qendër tregtare në Tiranë. Mësohet se menaxheri i sigurisë së një kompanie është gjetur i pajetë, ndërsa dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:15. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin me inicialet M.L.

“Më datë 01.08.2023, rreth orës 23:15, te një qendre tregtare, shtetasi M. L., 45 vjeç, (menaxheri i sigurisë së kompanisë X që menaxhon sigurinë e TEG), dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version