Site icon Telegrafi

E rëndë në Sarandë, 15-vjeçarja denoncon nënën: Më ka detyruar që të kryejë marrëdhënie për para

Një ngjarje e paprecedente është regjistruar në Sarandë. Një e mitur, 15-vjeç ka denoncuar nënën e saj 37-vjeçare se e ka nxitur që të kryejë marrëdhënie seksuale me disa persona në këmbim të parave.

Për këtë arsye, pas këtij denoncimi, kanë nisur hetimet për nënën 37-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version