Site icon Telegrafi

E rëndë në Pogradec, vetëvritet në banesë 24-vjeçarja

Foto: Ilustrim

Një 24-vjeçare është vetëvarur mbrëmjen e sotme në fshatin Losnik të Pogradecit.

Policia njofton se grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje të rëndë.

“Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, njofton policia.

Exit mobile version