Site icon Telegrafi

E rëndë në Lushnjë, 42-vjeçari qëllon me thikë të vëllanë

Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë këtë të premte ku një 42-vjeçar ka qëlluar me thikë të vëllanë.

Ngjarja bëhet me dije se ndodhi pas një zënke të nisur për motive të dobëta. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit, ndërkohë që i vëllai po merr kujdesin e nevojshëm në spital.

Materialet proceduriale i kaluan prokurorisë ëpr veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar lehtë me mjet prerës, një shtetas (vëllain e tij)”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version