Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një nxënës ka goditur me karrige një mësuese në gjimnazin e qytetit “Hydajet Lezha”.
Incidenti ka ndodhur në ambientet e brendshme të klasës. Mësuesja është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës ku po merr dhe ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit.
“Paraditen e sotme, në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar, nxënës i këtij gjimnazi, ka goditur me send të fortë (karrige), mësuesen në këtë gjimnaz, shtetasen M. P., e cila po merr asistencë mjekësore, në spital.
16-vjeçari është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale“- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda raporton se mësuesit kanë bojkotuar mësimin. /Telegrafi/