Site icon Telegrafi

E rëndë në Lezhë, djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën me thikë

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku një djalë me probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 13 maj, në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.

Report Tv mëson se djali Arsen Ferit Dani 62 vjeç ka vrarë me thikë nënën e tij, Gjylije Dani, 88 vjeçe. Policia njofton se ka arrestuar djalin dhe kanë sekuestruar thikën me të cilën është kryer vrasja.

“Rreth orës 14:30, shtetasi Arsen Ferit Dani 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gjylije Dani, 88 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Arsen Ferit Dani dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version