Një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën në spitalin rajonal të Durrësit.
E mitura nga Sukthi është dërguar nga familjarët me kriza në urgjencën pediatrike të spitalit dhe më pas në reanimacion, ku dhe nuk mundi të mbijetojë.
Paraprakisht dyshohet se gjeti vdekjen nga një hemoragji cerebrale.