Një ngjarje e rëndë u shënua sot në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
Dyshimet e para flasin se kemi të bëjmë me krim.
E moshuara 88 vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa Kosta Ilia u gjet i vdekur në oborr.
Policia ka shkuar në vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi. /Telegrafi/