Telegrafi

E rëndë, e moshuara bie aksidentalisht pranë digës së hidrocentralit në Shkopet dhe mbytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në fshatin Shkopet (Lezhë), shumë pak metra larg digës së Hidrocentralit.

Një e moshuar nga fshati i Shkopetit ka përfunduar në ujërat e lumit Mat.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se e moshuara ka qenë duke kaluar nga njëra anë e lumit në anën tjetër, teksa dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në ujërat e lumit, duke humbur jetën në vend.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca, ndërsa trupi i pajetë është nxjerrë nga banorët e zonës.

Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa grupi hetimor pritet të mbërrijë në vendin e ngjarjes./Vizion+