Telegrafi

E relaksuar dhe e rimbushur – J.Lo guxon të pozojë me bikini edhe në moshën 50 vjeçare

Jennifer Lopez (Foto: Getty Images/Guliver)

Edhe pse i ka mbushur të pesëdhjetat, Jennifer Lopez guxon që të zhvishet dhe të pozojë me krenari me të brendshme apo me bikini.

Për më shumë, imazhet e tilla i shpërndan në rrjetet sociale, ku ndiqet nga qindra miliona fansa.

Lexo po ashtu Jennifer Lopez shpjegon mesazhin fuqizues pas performancës së saj në “Super Bowl”

Aktorja dhe këngëtarja e ka publikuar një fotografi në Instagram, në fakt është një autoportret fotografik, në të cilin ka pozuar vetëm me bikini.

50-vjeçarja e ka treguar edhe një herë suksesin e angazhimit të madh që bën në palestër për të pasur një figurë të tillë trupore.

“E relaksuar dhe e rimbushur”, është përshkrimin që këngëtarja ka zgjedhur për këtë postim. /Telegrafi/