Telegrafi

E reja shqiptare hidhet nga ballkoni, mjekët tregojnë fjalët e para që ua tha ajo! (Video)

E vetme në shtëpi, në kushtet e depresionit një vajzë 27-vjeçare nga Lushnja ka tentuar t’i japë fund jetës mëngjesin e sotëm, duke u hedhur nga ballkoni i katit të katërt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ndërsa Denisa Ziu ka marrë dëmtime të rënda.

“BalkanWeb” ka siguruar edhe pamjet e pallatit ku jetonte Denisa bashkë me familjen, të gjithë në punë në orarin që e reja ka kryer aktin e rëndë.

Të parët që i kanë ardhur në ndihmë kanë qenë fqinjët, ndërsa mjekët e spitalit të Lushnjes konfirmojnë për “BalkanWeb” se nga biseda që kanë pasur më të kanë arritur të mësojnë se vuante prej 10 vitesh nga depresioni.

Aktualisht 27 vjeçarja ndodhet nën kujdesin e tyre në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë, ndërsa mjekët thonë se po bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në jetë.