Kanali televiziv spanjoll El Chiringuito u ‘shpartallua’ kur mësoi të shtunën që Kylian Mbappe kishte refuzuar Real Madridin për të nënshkruar një kontratë të re me Paris Saint-Germain.
Shumë besonin se 23-vjeçari do të transferohej në Madrid këtë verë me përfundimin e kontratës së tij me PSG-në.
Në vend të kësaj, një ofertë e madhe nga skuadra e Ligue 1 erdhi në javën e kaluar dhe Mbappe ka nënshkruar një marrëveshje të re trevjeçare.
Është parë që çdo person i përfshirë në futbollin spanjoll të humbasë mendjen dhe sigurisht që El Chiringuito e ngriti debatin edhe më tej.
Prezantuesi i njohur, Josep Pedrerol, ishte i pari që reagoi dhe ai bëri një fjalim emocionues para kamerës.
Ai ka qenë këmbëngulës për lëvizjen e Mbappes në Santiago Bernabeu për vite me radhë dhe madje kishte orën e tij ‘tic tac’ të dedikuar për këtë lëvizje.
“Kur Mbappe bëri atë vendim, ju njoftova për këtë”, deklaroi ai. Unë ju sigurova se ai do të luante për… Real Madridin. Unë jam budalla. Unë jam budalla. Sepse besoj fjalët e njerëzve. Do të mësoj nga kjo”.
Nga ana tjetër, Jose Felix Diaz ishte në një humor të keq dhe shumë më agresiv.
Diaz beson se Mbappe nuk e ka mbajtur fjalën e tij pasi “u tha po” kushteve të Los Blancos dhe më pas pretendoi se “nuk do të jetë kurrë një njeri i madh”.
José Félix Díaz isn't happy with Kylian Mbappé and speaks to him directly.
"You'll be a great player, but never a great man." pic.twitter.com/36cWUGYOwZ— El Chiringuito in English (@ElChiringuitoEN) May 21, 2022
“Vetëm 10 ditë më parë ju po i jepnit fjalën (Real Madridit)”, shprehet Diaz. “Të kanë dërguar një fanellë dhe ti e ke marrë për ditëlindje”.
“Ju po mohonit raportimet që dolën të ishin të vërteta. Mbappe, ju nuk jeni sportist. Ju nuk e mbani fjalën tuaj. Nuk jeni burrë. Është kaq e qartë. Unë nuk mund t’ju konsideroj si të tillë”.
“Pse? Sepse ju keni mashtruar miliona njerëz, jo vetëm Florentino Perezin. Vetëm dy javë më parë, apo edhe 10 ditë më parë, ju thatë ‘po’”.
𝐍𝐨𝐭𝐫𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐢𝐫𝐞 𝐬’𝐞́𝐜𝐫𝐢𝐭 𝐢𝐜𝐢
𝐈𝐜𝐢 𝐜’𝐞𝐬𝐭 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬🔴🔵 #KylianCestParis pic.twitter.com/LtCVEKeqis
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 21, 2022
“Atëherë ke qenë aq frikacak sa nuk ke marrë as në telefon, thjesht ke dërguar një mesazh, thjesht ke treguar se çfarë je, je një njeri që nuk e mban fjalën”.
“Do të jesh një lojtar i madh, por kurrë një njeri i madh”, ka shtuar më tej ai.
La Liga synon të raportojë PSG-në në UEFA dhe ata besojnë se ajo që ata kanë shpenzuar për të siguruar nënshkrimin e Mbappe ‘kërcënon qëndrueshmërinë ekonomike të futbollit evropian’.
Mbappe shënoi një hat-trick të shtunën, disa orë pasi u njoftua rinovimi i tij, në një fitore 5-0 ndaj Metz. /Telegrafi/
"I'm a fool."
Josep Pedrerol reflects on his reports that claimed Kylian Mbappé was coming to Real Madrid. pic.twitter.com/XfvjGBJVqO— El Chiringuito in English (@ElChiringuitoEN) May 21, 2022