Site icon Telegrafi

E quajti k… dhe e pyeti nëse kishte Green Card – myslimanja filmon pamjet kur sulmohet nga amerikani! (Foto/Video)

Një grua myslimane nga Atlanta regjistroi një takim shqetësues që ndodhi kur ajo u përball me një njeri i cili ishte duke e fotografuar atë, në një kafene, pa lejen e saj.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 39-vjeçarja Asma Elhuni – një e diplomuar në shkencat politike në Universitetin Shtetëror të Georgias, ishte duke studiuar në një kafene, kur ajo ngriti sytë lart dhe kuptoi se një burrë po e fotografonte.

“Isha duke shikuar në kompjuterin tim, duke u marrë me punët e mia, dhe shoh një djalë me një aparat fotografik duke u drejtuar kah unë”, ka thënë Elhuni, një myslimane e veshur me një hixhab.

Fillimisht ajo kishte tentuar ta injoronte atë, por ai vazhdonte. Pastaj ajo ju drejtua atij, dhe ai i tha se emri i tij ishte Rob.

Pas kësaj e kishte pyetur nëse po e fotografonte dhe ai i ishte përgjigjur: “Po, mos u ndjetë e ofenduar?”

Ai më pas ishte ulur në tavolinën e Elhuni dhe i tha se “dukej paksa e trazuar”.

“Mendova se do të më buzëqeshje, të cilën do ta postoja në Facebook, por më pas ju filluat të luanit si një k…”.

“Oh, domethënë unë jam një k…?” e ka pyetur më pas Elhuni.

“Po jeni”, ia ka kthyer ai, dhe më pas e ka pyetur “A keni Green Card?”

Elhuni, një qytetare amerikane e ka pyetur e habitur: “Mendoni se nuk jam amerikane?”

Më pas, ka qenë një burrë tjetër ai që ka parë situatën dhe është afruar aty, për ta larguar Robin nga aty. /Telegrafi/

Exit mobile version