Site icon Telegrafi

E quajti homoseksual, ish-i dashuri i Morena Tarakut vendos të publikojë video me plot femra në jahtin e tij luksoz

Foto: Morena Taraku/Sasha Sobhani/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, këto ditë ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në media.

Ishte lidhja me miliarderi nga Teherani, Sasha Sobhani, e cila e bëri atë shumë të përfolur.

Pak ditë më pas u dha lajmi se dyshja u ndanë, teksa përmes një statusi në InstaStory, Morena e akuzonte ish-të dashurin e saj se është homoseksual.

Për ta vërtetuar që s’është i tillë, ky i fundit vendosi t’i kundërvihet Morenës, duke publikuar fillimisht disa mesazhe dashurie që kishte marrë nga femrat shqiptare.

Lexo po ashtu I dashuri i Morena Tarakut merr mesazhe dashurie prej femrave shqiptare

Ndërsa së fundmi, ai publikoi një video, ku shfaqej në mesin e disa modeleve të bukura ,teksa argëtohej me to.

Ai ndodhej në jahtin e tij luksoz, teksa për të treguar që luksin nuk e ka problem, ai i rrëmben nga dora telefonin e shtrenjtë të njërës prej modeleve, dhe ia gjuan atë në det.

Mesa duket, ky veprim është për të kundërshtuar atë që morena tha për të, duke krijuar jehonë të madhe në mediat shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version