Besart Berisha ishte temë e medieve në Australi këtë fundjavë.
Sulmuesi shqiptar që ishte hero i skuadrës së tij Melbourne Victory në derbin lokal ndaj Melbourne Cityt duke shënuar gol në fitoren 2-1.
Por një episod i shëmtuar ka ndodhur kur portieri mysafir e fyeu Berishën.
Greku Dean Bouzanis, e kishte quajtur cigare Berishën dhe kjo ka bërë që situata të tensionohet pas golit të dytë të vendasve.
E mediat australiane kanë shkruar se Bouzanis do të dënohet me pesë ndeshje mos lojë në kampionat.
Kjo pasi rregullorja e kampionatit australian thotë që çdo fyerje raciste duhet të dënohet me pesë ndeshje mos lojë.
Portali i njohur ‘abc.au’ ka shkruar se grekut do t’i shqiptohet dënimi të martën.
Por ish-anëtari i Greqisë U21 ka kërkuar falje në drejtim të Besart Berishës dhe këtë e ka kumtuar klubi Melbourne City.
“Bouzanis ka pranuar fajin e tij dhe i vije keq për atë që ka ndodhur. Ai ka kërkuar falje në klub por edhe ka kontaktuar me Berishën për t’i treguar se i vije keq për atë që ka ndodhur”.
“Ne jemi të gatshëm ta pranojmë çdo vendim të Federatës së Futbollit australian”, thuhet në njoftimin e klubit Melbourne City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fSuGETlXaBA