Është e pamohueshme se Erling Haaland po kalon nëpër një formë fantastike, duke marrë parasysh faktin se ai është vetëm 20-vjeçar.
Por, derisa vazhduan komentet se ai është ndoshta nga një tjetër planet, është mbinjeri, është makineri golash, norvegjezi ka dështuar paksa në këtë fundjavë.
Haaland e kishte shansin që t’i siguronte një pikë Borussia Dortmundit, mirëpo Kolni i mori që të tria me vete në fitoren 2-1.
🗨 "Just give the ball to Haaland." pic.twitter.com/ARQCs7IPNh
— GOAL (@goal) November 28, 2020
Kur ishte minuta e 95-të, Marcos Reus harkoi në zonë, mirëpo norvegjezi dështoi ta fuste topin në rrjetë nga një distancë shumë e vogël me portën.
Haaland goditi topin, mirëpo më e vështirë ishte që ta hidhte jashtë se sa të shënonte, e sulmuesi i talentuar dështoi në atë moment.
Që nga janari, sulmuesi ka shënuar 13 herë në 15 ndeshje për skuadrën gjermane në Bundesliga, derisa në Ligën e Kampionëve në këtë sezon ka realizuar gjashtë herë në katër paraqitje. /Telegrafi/
https://twitter.com/CaptainBF18/status/1332722720258318336