Telegrafi

E quajnë homoseksual, reagon i dashuri i Dua Lipës, Isaac Carew

Foto: Isaac Carew/Instagram

Që kur filloi lidhjen me këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, modeli Isaac Carew u bë një emër mjaft i përfolur në media.

Ai e shoqëron Duan në çdo udhëtim që bën, në thuajse çdo vend të botës.

Jo të paktë janë edhe numri i ndjekësve që ai ka në rrjetet sociale, në veçanti në Instagram.

Nga shumë prej fotografive që ai ndan me ndjekësit, interesante por edhe qesharake dinë të jenë edhe replikat që pranon nga ndjekësit.

Lexo po ashtu Morena Taraku me veshje të njëjtë si Dua Lipa në fotografinë e fundit

Së fundmi, në një ‘seflie’ të publikuar në InstaStory, një nga ndjekësit i ka replikuar atij, duke e quajtur homoseksual.

I befasuar nga ky koment, Isaac ka vendosur që t’ia publikojë komentin duke i zbuluar emrin e tij bashkë me mesazhin, ndërsa ironizon duke vënë një emoji shumëngjyrësh, pra me simbolin e këtij komuniteti.

Foto: Isaac Carew/InstaStory

Mesa duket ai e ka marrë me të qeshura këtë replikë, së cilën nuk ka nguruar ta ndajë me fansat. /Telegrafi/