Telegrafi

E qëllojnë me pushkë në gjoks në prezencë të qindra të rinjve, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Tre persona që kanë kryer një sulm me pushkë, shpatë dhe thikë, ndaj një burrë para dyerve të një klubi të natës, janë arrestuar për tentim vrasje.

Viktima e tyre është një burrë 42-vjeç, i cili u qëllua me pushkë në gjoks kur personi që e sulmoi shtiu mbi të edhe pse ishte vetëm dy metra larg tij,transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky burrë sulmohet para klubit të natës Nite Trax në Leeds të Anglisë, ku afër tij ishin qindra të rinj që po festonin me miqtë e tij.

Përveç se u qëllua me pushkë në gjoks, ai gjithashtu pësoi lëndime tjera me thikë dhe po të mos ishte intervenimi i shpejtë i mjekëve ai sigurisht se tashmë do të ishte i vdekur.

Liddie 24 vjeç nga Leedsi, ka pranuar se kishte gjuajtur me pushkë dhe është dënuar me 14 vite burgim. Kemar Ricketts 29 dhe Seion Allen 33 vjeç që të dy nga Leeds, janë dënuar me nga 7 vite burgim.

“Ishte një sulm brutal, por për fat të mirë viktima nuk është vrarë edhe pse ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka deklaruar detektivi Jim Griffiths nga policia e West Yorkshire. /Telegrafi/