Dyshja e njohur, DJ Blunt dhe Real 1 kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin e njohur “Shiko kush luan”.
Ata kanë luajtur lojën e famshme “paintboll”, që i detyron të gjuajnë mbi fotografitë e personazheve të njohur, varësisht nga pyetja.
Nga të gjithë personazhet që ishin prezent, Blunt dhe Real 1 duket se nuk e duruan prezencën e dy prej tyre, më konkretisht të reperëve Gjiko dhe Ledri Vula.
“Çfarë po kërkon ky këtu?”, u shpreh Real 1, teksa largoi fotografinë e reperit Gjiko.
Ndërkohë, ata nuk pritën as sa të përfundojë pyetje e parë në lidhje me reperin nga Peja, duke e gjuajtur me breshëri dhe larguar fotografinë e tij përfundimisht nga muri.
Vetëm pak minuta më vonë, Real 1 largoi edhe portretin e Ledrit nga muri i fotografive, duke u shprehur kështu që sipas tij as ai nuk ka çfarë kërkon aty.
Konflikti Blunt dhe Real me Gjikon daton qysh prej dy viteve, ku reperët në mënyrë të hapur kanë sulmuar njëri-tjetrin me “diss”-e, teksa arsyeja pse ka nisur ky konflikt mes tyre dhe ende nuk është sheshuar, nuk dihet. /Telegrafi/