Telegrafi

E qëllojnë me 30 plumba, muzikanti kanadez shpëton mrekullisht – policia publikon pamjet (Video, +18)

Policia e Torontos ka publikuar një video ku shihen tre të dyshuar të cilëve u është vënë pas policia, duke qëlluar mbi 30 herë mbi një muzikant – e gjitha ndodhi për shkak të një pakoje me cigare dhe një telefoni mobil.

Jamal, 29-vjeç, këngëtar i muzikës reggae dhe blues, po ecte së bashku me dy shokët e tij drejt veturës, pasi kishin qenë në një aheng, kur u sulmua brutalisht nga tre persona, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar nga policia kanadeze shfaq tre të dyshuarit duke i plaçkitur treshen, ku më pas Jamal qëllohet me breshëri plumbash. Sulmuesit fillimisht largohen, por disa sekonda më pas kthehen dhe hapin zjarr mbi muzikantin kanadez.

“Ata u shfaqen me armë në duar. Gjëja e fundit që mbaj në mend, njëri prej tyre ma vuri revolen në kokë dhe më goditi. Unë menjëherë jam rrëzuar dhe asgjë tjetër nuk di”, ka deklaruar Jamal që mrekullisht i ka shpëtuar vdekjes.

Jamal ishte dërguar me urgjencë në spital, ai është goditur nga 30 plumba të cilët kanë depërtuar në anën tjetër, por që për çudi asnjë organ vital nuk i është dëmtuar.

“I jam nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale që ka zgjatur hiq më pak se 15 orë. Dua të falënderoj mjekët dhe infermieret që më kanë shpëtuar jetën”, ka shtuar Jamal.

Mjekët kanë arritur t’ia heqin nga trupi plumbat, t’ia ndalin gjakderdhjen e brendshme si dhe atë të jashtme. /Telegrafi/