Site icon Telegrafi

E qëlloi me thikë babai i të dashurës, 38-vjeçari vdes në spital

Një ditë pas plagosjes që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re, nga spitali vijnë lajmë të këqija.

Sipas informacioneve i plagosuri Olsi Lelo, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në spital.

Policia e Tiranës njoftoi dje se u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit Rezmi Caushaj, 51 vjeç, i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin, që është njëkohësisht dhe babai i të dashurës së Lelos.

E gjithë tragjedia ndodhi pasi viktima, kishte një lidhje sentimentale me vajzën e autorit, gjë e cila nuk është pëlqyer nga ky i fundit.

Konflikti mes dy personave, plagoset një 40-vjeçar në Tiranë. Emri i autorit

Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete të forta, pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia e Tiranës njofton se u bë kapja dhe shoqërimi i shtetasit Rezmi Caushaj, 51 vjeç, i cili ka lënë të plagosur 40-vjeçarin.

Ky shtetas ditën e sotme rreth orës 10:15, në zonën e “Unazës së Re” pas një konflikti, ka plagosur me mjet prerës një shtetas të moshës rreth 40 vjeç i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojn veprimet e mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Panorama

Exit mobile version