Telegrafi

E qëlloi të dashurin në vendin më të ndjeshëm pasi e zuri me tjetrën (Video)

Mandie Pistol nga Las Vegas i Shteteve të Bashkuara e kishte kuptuar për një kohë të gjatë që i dashuri po e tradhton me një tjetër.

Në mënyrë që ta ndëshkoi atë, ajo i ka hyrë në shtëpi me forcë dhe e ka qëlluar me pistoletën me rrymë në pjesën e organit gjenital, transmeton Telegrafi.

Biondina e inatosur shihet fillimisht në veturë, duke treguar pse do ta sulmojë tradhtarin.

“Ai nuk e di se unë e kam kuptuar që po më mashtron, por atij duket se nuk po i kujtohet se ma ka sjellë dhuratë këtë armë” thotë ajo, para se të niset në aksion.

Pas që e thyen derën dhe hyn me forcë, ajo e zë të dashurin në divan me një tjetër.

“Kjo nuk është femra ime”, thotë ai dy herë para se të bërtasë nga dhimbjet.

Mirëpo, kjo po mendohet të jetë vetëm një improvizim me aktrim të dobët. /Telegrafi/