Site icon Telegrafi

E pyetur se kur do kthehet sërish në ekran, Elita Rudi: Kur të ndihem e gatshme, për momentin jo

Elita Rudi (Foto: Instagram)

Ajo është shumë e pëlqyer dhe njëra nga moderatoret më të suksesshme në trojet shqiptare.

Fjala është për prezantuesen Elita Rudi, e cila filloi punën në televizion në një moshë të re.

Bukuroshja, e cila tashmë është nënë e dy fëmijëve, së fundmi u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë në rrjete sociale rreth jetës e karrierës profesionale.

Elita Rudi (Foto: Instagram)

E pyetur se kur do shfaqet sërish në ekran, Rudi ka bërë të ditur se momentalisht nuk do të ketë një rikthim.

“Kur do të kthehesh në televizion?”, ka qenë pyetja drejtuar moderatores së njohur, gjersa një përgjigje nuk mungoi.

Lexo po ashtu Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

“Kur të ndihem e gatshme. Për momentin jo”, thekson 27 vjeçarja.


Theksojmë që Elita dy javë më parë solli në jetë fëmijën e dytë, një vajzë të quajtur Bota. /Telegrafi/

Exit mobile version