Telegrafi

E pyetur për domethënien e emrit të djalit, partnerja e Gold AG tregon se çfarë është ‘Gueril’

Ajo ka arritur të kthehet në një personazh mjaft të përfolur në sajë të bashkëshortit të saj.

Fjala është për partneren e Gold AG, doktoreshën e estetikës nga Gjilani, Ermira Shkodrën, e cila për publikun u bë më e njohur pas martesës me artistin nga Presheva.

Ajo për një kohë të shkurtër ka arritur të mbledh mijëra ndjekës në rrjete sociale, ndërsa së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.

Ermira Shkodra (Foto: Instagram)

E pyetur se çfarë domethënie ka emri i djalit ‘Gueril’, një përgjigje nuk mungoi duke sqaruar se çfarë në të vërtetë është.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gold Ag

“Çfarë domethënie ka emri i djalit?”, ka qenë pyetje e një ndjekësi, ndërsa Shkodra u përgjigj, “Gueril, që vepron në grupe të vogla e me befasi kundër armikut: njësit gueril; luftë guerile”.

Theksojmë se Gold AG dhe Ermira u bënë prindër për herë të parë më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, ashtu siç kishte dëshirë reperi. /Telegrafi/