Blerona Zeqiri tanimë është kthyer në një nga moderatoret më të pëlqyera në vend.
Ylli i ekranit është mjaft aktive edhe me postime në rrjete sociale, e po ashtu e përfshirë shpesh edhe në intervista.
Ajo kësaj radhe ka qenë pjesë e rubrikës “60 sekonda” në Prive, gjersa ka dhënë disa detaje në lidhje me jetën dhe karrierën profesionale.
E pyetur nëse ka vjedhur ndonjëherë diçka, Zeqiri ka dhënë përgjigjen epike e tejet qesharake.
“A ke vjedhur ndonjëherë diçka”, ka qenë pyetja drejtuar 26-vjeçares.
“Ndonjë zemër aty këtu”, u përgjigj ajo.
Blerona duhet përmendur që ka nisur karrierën si prezantuese në moshë shumë të re, ndërsa vazhdon drejtimin e emisionit të saj. /Telegrafi/