Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, pak javë më parë është martuar me bukuroshen nga Gostivari, Selvije Jao.
Të njëjtit janë së bashku gjatë gjithë kohës madje partnerja e tij është e pranishme në thuajse çdo koncert të artistit.
Ajo së fundmi i ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
“A je shumë xheloze që në çdo koncert të Shpatit je prezente?”, ka qenë pyetja e një ndjekësi.
“E ke ngatërruar xhelozinë me mbështetjen e dashur. Kush nuk do të dëshironte që të jetë tek Shpati në koncert? Normal që nuk do të lëshoja asnjë mundësi duke u kënaqur me atmosferën që veç Shpati di ta krijoj me atë zë”.
“Shpati më ka si shoqe shumë të ngushtë pikë së pari”, ka thënë ajo.
Jao ditë më parë demantoi lajmet rreth shtatzënisë, pasi përflitej se po bëhet nënë për herë të parë. /Telegrafi/