Site icon Telegrafi

E pyetur nëse është ndarë nga Shkëlzeni, Armina Mevlani: Jemi bashkë dhe të lumtur

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha (Foto: Instagram)

Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, gjatë këtyre ditëve ka qenë shumë e komentuar për jetën private.

Artistja, e cila numëron afro dy milionë ndjekës vetëm në Instagram, u ka dhënë së fundmi mundësi të pyesin rreth jetës e karrierës profesionale.

E pyetur nëse është ndarë nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha, modelja nuk ka hezituar të thotë të vërtetën.

Armina Mevlani (Foto: Instagram)

“Jeni ndarë me Shkëlzenin se kështu aludohet nëpër medie?”, ka qenë pyetja drejtuar Mevlanit.

“E pavërtetë, jemi bashkë dhe të lumtur”, sqaroi ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armina Mevlani

Të njëjtit janë në një romancë dashurie prej vitesh, gjersa kanë anuluar dasmën për shkak të pandemisë.


Sidoqoftë, ata po vazhdojnë të jenë të lumtur dhe në çdo paraqitje së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version