Ky është momenti kur gazetarja Emily Maitlis është sharë nga politikania amerikane Marjorie Taylor Greene, pasi diskutuan për çështjen e teorive konspirative në veçanti për atë të “laserëve hapësinor të hebrenjve” që shkaktuan zjarret në Kaliforni.
Republikania Greene iu “vërsul” ish-gazetares së BBC-së, gjatë intervistimit në shtabin e Donald Trumpit në Mar-a-Lago gjatë Super të Martës, transmeton Telegrafi.
Maitlis, 53-vjeç u ballafaqua me mbështetësen e flaktë të Trumpit, kur ajo tha në rrjetet sociale që zjarret vdekjeprurëse të 2018 ishin shkaktuar nga laserët orbital.
53-vjeçarja që tani udhëheq një agjenci lajmesh pyeti fillimisht Greene për kundërkandidaten e ish-presidentit amerikan, Nikki Haley.
“Pse aq shumë njerëz që mbështesin Donald Trump pëlqejnë teoritë konspirative, përfshirë ju”, duke shtuar se “Trump ka tërhequr “pas vetes” shumë adhurues të teorive konspirative.
E kjo pyetje nuk i pëlqeu fare politikanes amerikane që e akuzoi Maitlisin, se është pikërisht ajo që thotë teori të ndryshme konspirative. Krejt në fund ajo e humb durimin dhe e shanë disa herë gazetaren. /Telegrafi/