Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, tash e disa vite jeton në Amerikë dhe është e martuar me reperin Big D. Dyshja së fundmi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.
Megjithatë, ajo po vazhdon të paragjykohet nga publiku mjaft shumë për shkak të ngjyrës së bashkëshortit të saj.
Linda është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
E njëjta u ka dhënë hapësirë fansave në Instagram, t’i bëjnë pyetje rreth gjërave që dëshirojnë t’i dinë për jetën e saj.
Një nga pyetjet e fansit është se përse zgjodhi burrin me ngjyrë. “Më vjen shumë rëndë kur e shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019, akoma jeton me injorancë dhe mosdije… Nuk kam zgjedhur të zi të bardhë, kam zgjedhur njeriun që dua, i cili është me etnicitet ndryshe nga unë, por që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten”, i përgjigjet fansit ndër të tjerash Halimi.
Këngëtarja është duke e ndërtuar një studio të re dhe shumë shpejt do të rikthehet me këngë të reja. /Telegrafi/