Site icon Telegrafi

E pyet se kush i kishte mavijosur kaq keq syrin, “Njeriu më i frikshëm në Planet” u jep përgjigjen ndjekësve të tij

Martyn Ford, i njohur si “Njeriu më i frikshëm në Planet”, ka treguar se sa seriozisht po e merr luftën e tij të ardhshme me Hulkun iranian, duke marrë një lëndim sy gjatë një sparringut.

Dyshja zbuluan muajin e kaluar se përballja e shumëpritur është nënshkruar dhe vulosur për t’u zhvilluar në O2 Arena të Londrës më 2 prill – duke premtuar se ai po stërvitet për të arritur një fitore me nokaut.

Në përditësimin më të fundit mbi përparimin e tij, Ford u ka thënë ndjekësve të tij se ai aktualisht po punon me më të mirët në botë – dhe ka mbetur i goditur dhe i mavijosur nga sparring.

Lexo po ashtu 'Njeriu më i frikshëm në Planet' i thotë Hulkut iranian të veshë "pantallonat më të gjatë" pasi do ta godet pamëshirshëm

Pasi tha se ai e fal atletin dhe aktorin Rico Verhoeven që i ka nxirë syrin, Ford tregoi se sa i përkushtuar është ai për të përmirësuar aftësinë e tij në ring.

Ai shkroi: “Për ata që dyshonin se po e merrja seriozisht këtë, kur them se jam 100 për qind i gatshëm. Sparing me fjalë për fjalë më të mirët në BOTË. Nuk bëhet më serioze se kaq”.

Lexo po ashtu Në prill e pret beteja më e ashpër ndonjëherë, por si po frymëzohet Martyn Ford nga Tyson Fury

“Unë jam këtu për të mësuar, për t’u zhvilluar, për t’u bërë VERSIONI MË I MIRË i mundshëm, dhe më shumë se çdo gjë ….. për të emocionuar botën kur të futem në @theo2london më 2 prill …. do të jem GATI”.

Sajad ‘Hulku Iranian’ Gharibi gjithashtu ka rritur regjimin e tij të stërvitjes përpara meçit që mund të zhvillohet para 20,000 tifozëve. /Telegrafi/

Exit mobile version