Site icon Telegrafi

E pyesin se kur do të martohet me Shkëlzenin, Armina Mevlani: Nuk kemi urgjencë, kemi plot gati 9 vite bashkë

Foto: Instagram

Blogerja e njohur nga Shqipëria, Armina Mevlani, prej vitesh po shijon një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Duke qenë se kanë afro një dekadë bashkë, çifti shpesh pyeten nëse do të ketë një ceremoni nga ana e tyre.

Një pyetje e tillë i është parashtruar së fundmi modeles shqiptare, së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet.

Armina Mevlani (Foto: Instagram)

“Po dasmë kur do kemi?”, ka qenë pyetja e ndjekëses.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Armina Mevlani

“Kemi pritur deri tani dhe e kemi marrë me qetësi sepse në një moment pandemie nuk ka qenë koha e duhur për ta shijuar siç duhet”.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha (Foto: Instagram)

“Nuk kemi urgjencë sepse në fund të fundit është festë. Dhe ne kemi plot gati 9 vite bashkë”, ka thënë ajo.

Sido që të jetë, dyshja janë thuajse çdo moment pranë njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Exit mobile version