Telegrafi

E pyesin se kur do të martohet, Robert Berisha përgjigjet me shaka: Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë

Foto: Instagram

Ai është njëri prej artistëve më të komentuar në rrjetet sociale e po ashtu edhe shtypin rozë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Robert Berisha, i cili viteve të fundit është përfolur mjaft shumë për statusin e jetën personale.

I njëjti së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Morning Show” në RTV Ora dhe u pyet se çfarë urren më shumë kur e pyesin.

Robert Berisha (Foto: YouTube)

Berisha theksoi se janë bërë të bezdisshme pyetjet rreth asaj se ‘a është beqar’ dhe se ‘kur do të martohet?.

Lexo po ashtu Robert Berisha i përgjigjet ndjekësit që e pyeti nëse e ka të dashur modelen, Eriona Sejdiu

Të tilla pyetje nuk i munguan as në këtë intervistë, gjersa u përgjigj me shaka: “Njeriu bëhet budalla vetëm një herë në jetë”, tha ai duke qeshur.

Artisti i mirënjohur ndërkohë që pa ndarjes nga Nora Istrefi po vazhdon të jetë beqar.

Ai i është përkushtuar më shumë programit të ri e gjithashtu edhe vajzës, Renee. /Telegrafi/