Site icon Telegrafi

E pyesin nëse do të dorëzojë paqësisht pushtetin, nëse humb në zgjedhjet e nëntorit, Trump: Të shohim se çfarë do të ndodhë

Presidenti amerikan Donald Trump, ka refuzuar në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, të obligohet që në mënyrë paqësore të dorëzojë pushtetin nëse humb në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, shkruan Guardian.

“Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Trump para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se për rezultatin e zgjedhjeve duhet do të vendosë Gjykata Supreme, duke vënë në dyshim procesin e votimit me postë në kohë pandemie.

Trump për këtë konsideron se është e rëndësishme që në Gjykatën Supreme të jenë nëntë gjyqtarë.

Edhe në zgjedhjet që u mbajtën katër vite më parë, Trump nuk kishte pranuar të thotë se do ta respektojë rezultatin zgjedhor, nëse kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, fiton. /Telegrafi/

Exit mobile version