Site icon Telegrafi

E puthi, gruaja nga nervoza ia kafshoi gjuhën – ia këputi 2 centimetra

Një grua në Michigan po përballet me akuzat për sulm fizik, pasi pretendohet se ajo ishte munduar t’ia këpus gjuhën një burri që është munduar ta puthë.

Youlette Wedgeworth, 52-vjeçe, i kishte thënë viktimës që mos t’ia fut gjuhën derisa po e puthte, por ai insistoi ta bënte një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi ajo nga kafshimi i fuqishëm ia këputi mbi 2 centimetra të gjuhës.

“Ajo i kishte thënë viktimës të mos ia fut gjuhën në gojë, por ai e kishte bërë një gjë të tillë. Ky veprim nuk i pëlqeu asaj, kështu nga nervoza ia kafshoi gjuhën”, thuhet në transkriptin e gjykatës.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti burrin duke nxjerrë gjak nga goja. Ai menjëherë u dërgua për tretman në spital, ndërkaq policët e kuptuan se atij i mungonte më shumë se një inç nga gjuha që kishte rënë në afërsi të shtratit.

Si rezultat i këtij veprimi, Wedgeworth akuzohet për sulm, një kundërvajtje që dënohet deri me një vit heqje lirie si dhe një gjobë prej njëmijë dollarëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version