Site icon Telegrafi

E pushojnë nga puna se lëshonte shumë gazra

70-vjeçari dhe gruaja e tij, Louann, kanë punuar të dy në një kompani në Trenton, New Jersey.

Ai u pushua nga puna në shkurt të 2014, për shkak të gazrave, sipas dokumenteve të gjykatës.

Louann Clem pretendon në gjykatë se pushimi nga puna i të shoqit është një dhunim i Ligjit amerikan për personat me aftësi të kufizuara.

Richard Clem mbështet padinë dhe ka nisur veprime ligjore nëpërmjet Komisionit për Mundësi të Barabarta në Punë.

“Kur u ngrit padia, nuk e dija që do të bëhet virale. U habita vërtetë”, thotë Clem për The Huffington Post.

Bashkëshortja e tij kërkon dëmshpërblim për rastin, ndërsa Richard i është nënshtruar një sërë operacionesh. /Top Channel/
 

Exit mobile version