Site icon Telegrafi

E punësuara në ARM pohon se është transferuar për shkak të pjesëmarrjes në protesta

Një e punësuar në ARM në profilin e saj në Facebook, pohon të jetë transferuar nga Shkupi në Kërçovë për shkak të pjesëmarrjes në protesta. Nënoficeri në ARM, Jasmina Duriç, pohon se vendimi për transferim të vendit të punës „magazinier në kuzhinë“ i është dorëzuar në fund të orarit të punës, të enjten para festave. Deri më tani ajo ka punuar në vendin e punës referent për logjistikë në Qendrën rajonale për marrëdhënie me publikun në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Strukturat e larta ushtarake të cilët heshtin dhe e lëkundin kokën tashmë 10 vite, më kanë caktuar dënim sepse luftoj kundër të gjithë padrejtësive, në mesin e të cilëve edhe të institucionit tonë. Është patetike nëse mendoni se do të më heshtni. Unë nuk jam qyqare, ndërsa ju i keni të kota epoletat kur jeni për keqardhje. Njerëz të vegjël, të pikëlluar“, shkruan Duriç në Facebook.

Sipas vendimit, Duriç prej të mërkurës duhet të vazhdojë me punë në Kërçovë, në depo ushqimi./Telegrafi/

Exit mobile version