Site icon Telegrafi

E punësuara e Boki 13: Në banesën e Jovanovskit ka ardhur Sheqerinska dhe Kiracovski dhe të tjerë

E punësuara në shtëpinë e Boki 13 sot dëshmoi për rastin ‘Haraçi’.

Dëshmitarja thotë se në banesën e Bojan Jovanovskit (Boki 13) kanë ardhur Radmilla Sheqerinska, Katica Janeva, Kamçev, Stefan Bogoev dhe Aleksandar Kiracovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Asaj iu kujtua edhe ardhje e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Dragana, e cila ka punuar në shtëpinë e Jovanovskit tha se Milevski ka qenë mysafir i shpeshtë i Jovanovskit dhe se ai është sjellur si në shtëpinë e tij.

Biseda private nuk ka dëgjuar dhe nuk ka parë mjete financiare përveç atyre parave që i ka marrë në honorar për punën e saj./Telegrafi/

Exit mobile version