Kishte pafund kërkesa nga Kosova që të pranonte të luante për vendin e tij, por Mërgim Berisha ishte i qartë në zgjedhjen e tij.
Ai donte vetëm Gjermaninë dhe priti gjatë për ta bërë realitet këtë ëndërr të tijën.
Më në fund ëndrra i është realizuar dhe sulmuesi kosovar me pasaportë gjermane është ftuar nga Hansi Flick në Përfaqësuesen A të Gjermanisë.
Para pak minutash Flick ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar ku emri i kosovarit ndodhet në të.
24-vjeçari ka luajtur për U21 e Gjermanisë dhe tani dy vite ishte në pritje të një ftese nga Përfaqësuesja A, ftesë që e ka marrë për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Belgjikës dhe Perusë.
Berisha këtë edicion po kalon nëpër një formë të mrekullueshme me Augsburgun në Bundesliga, ku në 18 ndeshje ka realizuar tetë gola e ka asistuar në katër të tjerë.
🗣 Was Mergim und Stefan #Reuter dazu sagen! ⤵️
— FC Augsburg (@FCAugsburg) March 17, 2023
Një tjetër diamant me prejardhje nga Kosova na ikën nga duart dhe faji nuk duhet të mbetet jetim, pasi duhet të sqarohet njëherë e mirë se pse nuk po mundemi t’i bindim futbollistët tanë të zgjedhin ta përfaqësojnë fanellën dardane. /Telegrafi/
Hier kommt unser 🇩🇪-Kader für die Heim-Länderspiele gegen 🇵🇪 Peru und 🇧🇪 Belgien! 💥💪#GERPER #GERBEL pic.twitter.com/GjhVEem2Xf
— DFB-Team (@DFB_Team) March 17, 2023