Telegrafi

E prezantuan si një video që tregon “sulmin turk ndaj kurdëve”, rrjeti televiziv amerikan kërkon falje – ishin pamjet e një “spektakli armësh”

Rrjeti televiziv amerikan “ABC News” ka pranuar se një video në të cilën transmetohej duke pretenduar se tregonte një sulm turk kundër kurdëve në veri të Sirisë ishte në të vërtetë një video në të cilin tregohej një shfaqje me armë në vitin 2017 në Kentucky.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një video të transmetuar të dielën në “World News Tonight” dhe të hënën në ”Good Morning America”.

“Kjo video, pikërisht këtu, shfaqet për të treguar bombardimin ushtarak të Turqisë ndaj civilëve kurdë në një qytet kufitar sirian”, ishte thënë në “World News Tonight” të transmetuar të dielën.

Videoja, e cila në plan të parë kishte titullin “Masakër në Siri”, tregon shpërthime masive dhe topa zjarri që ndezin qiellin natën, ndërsa shihen edhe plumbat që fluturojnë.

Lexo po ashtu Thuhet se po bartte municion, publikohen pamjet kur “aeroplani luftarak turk goditi kamionin e YPG me saktësi”

ABC pretendoi se pamjet u bënë të premten në veri të Sirisë.

Por faqja e lajmeve Gizmodo zbuloi se videoja është në të vërtetë nga një ekspozitë armësh ushtarake që u zhvillua në Kentucky në vitin 2017.

Videoja origjinale u postua në YouTube nën titullin “Knob Creek night shoot 2017”.

Ajo i referohej një shfaqje të ushtrisë në West Point, Kentucky. /Telegrafi/